Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me njësinë 6 në lagjen 14 në Kashar. Rama u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri thekosi se me hyrjen në BE, shqiptarët do të jenë të barabartë me europianët.
“Këto zgjedhje janë me rëndësi me shumë se çdo zgjedhje që kemi pasur më parë. Në këto zgjedhje populli duhet të marr një vendim të rëndësishëm, që më pas do të vijë një përpjekje intensive për të mbyllur negociata me BE. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësin që të hyjmë dhe të dalim nga BE, por s’na jep të drejtën të qëndrojmë, shkojmë për të punuar dhe studiuar dhe nuk jemi qytetar të barabartë. Me hyrjen ne BE bëhemi të barabartë më të tjerët. Me hyrjen në BE ne bëhemi një vend i madh sa BE dhe BE bëhet i vogël sa ne. Njësoj si sot për të lëvizur nga Tirana në Korçë ose Vlorë dhe kështu është kur vendi është anëtar i be për të lëvizur në cilin do qytet”, tha Rama.