-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbërritja e fletëve të votimit nga diaspora, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Kryesoret

Ditën e sotme në mjediset e qendrës së votimit nga jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë u zhvillua një takim njohës mbi procesin.

Përfaqësuesit nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier u njohën nga afër me procedurat e pritjes dhe administrimit të zarfeve të votimit të zgjedhëseve nga jashtë vendit.

Gjithashtu u njohën edhe me masat e marra për të garantuar integritetin, transparencën dhe standardet profesionale të procesit.

Ambasadori Zanier vlerësoi otganizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit