Mbrëmjen e djeshme gjatë një atenati humbi jetën Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.
Bashkëshortja e Roan Brahimit ka dëshmuar në polici se nuk ka dijeni se kush qëndron prapa vrasjes së vjehrrit të saj. Ajo ka thënë se nuk ka konflikte, por nuk përjashton problemet që ka patur bashkëshorti i saj me persona të tjerë.
Sipas hetuesve dyshohet se atentati në Tiranë ku u plagosën katër të rinj mund të ketë lidhje me vrasjen e Gjovalin Prendit. Policia dyshon se atenttai me 4 të plagosurit mendohet se mund të jetë ngatërruar objektivi.
Kjo për shkak se bashkëshortja e Roan Brahimit ka në posedim një automjet Benz G-Class njësoj si ajo me të cilën udhëtonin 4 të plagosurit, si dhe banon në të njëjtën lagje me ta në periferi të Tiranës. Gjithashtu dyshohet se autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë kanë dashur që të vrasin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë.
Në lidhje me këto bashkëshortja e Roan Brahimit ka shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me ngjarjen.