-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi takim me naftëtarët: Rishikimin e statusit dhe shtimi i të ardhurave

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me naftëtarët ku kanë diksutuar në lidhje me problemet që ata po përballen çdo ditë. Bardhi thekson se shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për Partinë Demokratike.

Ai nënvizon se Partia Demokratike ka një privilegj dhe detyrim të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë ndryshimin për naftëtarët. Gjithashtu Bardhi shprehet se do të rishikojnë statusin e naftëtarit ose shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljeve të tatimit mbi të ardhurat nga 23% deri në 10%.

“Ndava me naftëtarët shqetësimin për të rishikuar statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. Dhe ne do ta bëjmë këtë menjëherë! Çdo vendim që prek jetën e naftëtarëve do të merret vetëm në konsultim direkt me ta.

Statusi i rishikuar dhe zbatimi i plotë i tij, pa zvarritje nga agjencitë qeveritare, do të njohë vështirësinë në punë dhe do të përcaktojë pension të lartë për profesionin e naftëtarit. Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës. Shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për PD dhe, jam i nderuar, të mbroj të drejtat e tyre!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim!””, shprehet Bardhi në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit