Nga Dibra, Sali Berisha u premtoi qytetarëve se do të rrisë rrogat dhe pensionet dhe do të ulë taksat. Gjithashtu theksoi se hidrocentrali i Skavicës nuk do të ndërtohet. ‘Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.
Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.’, tha Berisha.