Pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha goditën disa pjesë të Australisë në fillim të fundjavës së Pashkëve. Ndërsa dy të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që u la në ujë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre u përfshi në det në San Remo në Victoria.
Kryeministrja e Victoria, Jacinta Allan tha se shënoi një “fillim të tmerrshëm” të fundjavës së Pashkëve.
“Mendimet e mia janë me familjen e dikujt që ka humbur jetën në rrethana kaq tragjike dhe potencialisht do të vijnë lajme më të vështira”, tha ajo.