Zbardhen detaje të reja nga atentati që la të plagosur katër persona, mes tyre dy fëmijë në Tiranë të enjten në mbrëmje. Plumbat kanë kapur edhe një makinë tjetër që nuk ishte objektiv, por po kalonte në rrugë. Plumbi e kapi në derë.
Pas ngjarjes drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur.
Shoferi ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka ikur me nxitim nga frika e asaj që ndodhi. Ka theksuar se nuk ka parë asgjë tjetër.
Nga hetimet e deritanishme nga policia rezulton se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy me motorë. Pas atentatit autorët me motor “Dukati” janë nisur drejt Elbasanit.