-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës. Spiropali ka shprehur se vota për Partinë Socialsite ëdhtë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ajo ka bërë thirrje që të votojnë në mënyrë që shpaliset flamuri kuqezi në Bruksel. Gjithashtu ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët.

“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.

Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira. Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre.

Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.

Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, ka thënë Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit