-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Kamzën e gjetëm në kënetë, sot është transformuar

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ishte në takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Spiropali u shpreh se sot Kamza është ndryshe dhe është transformuar plotësisht. Ajo tha se Kamza ishte e zhytur në kënetë, ndërsa sot ka kopshte dhe shkolla si Tirana.

“Në 2020 këtu nuk kishte një pedonale, por një kanal të madh, në të cilin ishin rritur vajzat dhe djemtë e këtij vendi, prindërit e të cilëve erdhën këtu për një shpresë dhe vetëm me mund e punë ja dolën. Ne vumë votën e përbashkët, ne i besuam PS, Rakip Sulit dhe sot Kamza është ndryshe, Paskuqani nuk njihet, Valias po ashtu, Bathorja  ka ndryshuar dhe Kamza është transformuar. Kudo ku kemi vënë dorë, kemi bërë transformim rrënjësor për vajzat dhe djemtë e këtij vendi. Ne nuk e kemi bërë këtë për veten tonë. Prandaj, gratë dhe vajzat na mbështesin këtu në Kamëz. PS nuk ka qenë partia e grave dhe vajzave, pasi ishte e mbyllur si parti, pavarësisht përpjekjeve. Por sot, PS është absolutisht e ndryshuar, pasi ka fytyrën e grave dhe vajzave dhe të rinjve, ka fytyrën e grave dhe vajzave në Bashkinë e Kamzës, ku janë 70%, në këshillin bashkiak janë 50% gra dhe vajza, të cilat punojnë për këto transformime”, tha Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit