Deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, ku kanë prezantuar programin ekonomik.
Këlliçi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se në programin ekonomik, minimumi jetik është 200 euro, paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro. Ai thotë që masa të tilla janë emergjente për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë.
“Masa të tilla janë emergjente për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë, gjë që konkretizohet me votën e qytetarëve dhe fitoren e shumëpritur të PD me 11 Maj!”, shprehet Këlliçi.