-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Puka sot na kujton rrugën e duhur drejt fitores me 11 maj

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se Puka kujton sot rrugën e duhur drejt fitores me 11 maj.

Meta thotë se Puka dhe Fushë-Arrëzi me si presin qeverinë e re për të ndaluar shpopullimin dhe rintegrimin. Ai bëri thirrje që me 11 maj të vtohet numri 1, Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe Ilir Metja në qarkun e Tiranës.

“Shumë të pakët ishin ata që mendonin se bashkia e Pukës dhe ajo e Fushë-Arrëzit do fitohej nga opozita në zgjedhjet e fundit lokale, ndërkohë që pritmëritë ishin shumë më të mëdha në bashki të tjera ku rezultati ishte shumë zhgënjyes.
Presionet e kryebashkiakëve “rilindas” ishin të jashtëzakonshme dhe të dhunshme, bashkë me policinë dhe të fortët e regjimit në Pukë dhe Fushë-Arrëz.
Por organizimi i Rrok Dodës dhe Hil Currit ishte edhe më i fortë. Ata nuk nënvlerësuan asnjë votë, por punuan ditë-natë duke paralizuar edhe shit-blerjen e votave.
Ata garantuan një pjesëmarrje të shkëlqyer të emigrantëve dhe çimentuan fitoren e merituar.
Ndaj vetëm duke punuar në këtë mënyrë, nën shembullin e Pukës dhe Fushë-Arrëzit do të garantojmë fitoren për Shqipërinë Madhështore.
Puka dhe Fushë-Arrëzi mezi presin Qeverinë e re që t’i mbështesë fuqimisht për të ndalur shpopullimin dhe riintegruar shumë emigrant, të cilët me programin tonë fantastik dhe konkret për mbështetjen e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, jo vetëm do të kenë mbështetjen më të fuqishme, por njëkohësisht ata do t’i rikthejnë Pukës dhe Fushë-Arrëzit shkëlqimin e dikurshëm por edhe do t’i shndërrojnë ato në parajsa të turizmit malor.”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit