Endri Shabani i Nismës Shqipëria Bëhet në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo tha se ata po luftojnë për shtresën e mesme. Shabani tha se socialistët do të shpëtojnë nga Rama me 11 maj. Ai theksoi se me luftën që ata do kenë do të shpëtojnë shtresën e mesme që është objektiv i tyre.
“Socialistët që do të votojnë për Ramën do të shpëtojnë me 11 maj.
Ne duam të përfaqësojmë socialistët, demoratët që ka ardhur momenti që nuk durojnë as Ramën, Berishën dhe Metën.
Shtresa e mesme është ajo që vuan. Këta i ulin taksat, nuk kanë çfarë ti bësh pjesës së varfër që nuk kanë më. Përgjegjësia bie te shtresa e mesme, dikush duhet të luftojë për këta dhe ne do ta bëjmë këtë.”, tha Shabani.