Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti u shpreh kritik ndaj rrëzimit të kërkesës për interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.
Ai theksoi se politika është përballje, dhe se ministri i Bujqësisë duhet të paraqitet në Kuvend dhe të jap llogari për problemet e qytetarëve.
“Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën nuk ka sens politik. Politika është përballje Ai që është ministër duhet të japë skemën e tij politike për Bujqësinë. Është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar që ai është në hetim dhe nuk mund të flasë gjeni një ministër tjetër që t’i përgjigjet shqiptarëve për hallet e tyre. Ç’kuptim ka parlamenti, vërini drynin dhe lëreni, parlamenti është debat. Gjeni një ministër që di të flasë që e di çfarë është Bujqësia”, u shpreh Alizoti.









