Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar një takim me qytetarët në Rrëshen. Lapaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tij për ndryshimin. Ai u shpreh se vota nuk është si tifozë ndaj dy forcave politike që kanë marrë peng vendin, por një nevojë për ndryshim.
“Unë sot me përulje ju kërkoj mbështetje. Nuk janë zgjedhje, por referendum për tu ndarë nga mendësia e së shkuarës dhe për ti hapur mundësi të resë. Mendojeni për një cast, më 12 maj vota e lirë e ka carë sistemin, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, ku bandat që sot janë të lidhura me pushtetin, nuk do ta kenë mbrojtjen politike. Ku administrata nuk kërcënohet më nga partia në pushtet sepse një qeveri tranzitore do të jetë aty, ku lekët e krimit nuk do ta blejnë votën. Sa kohë shkohet në zgjedhje të parakohshme, atë cast, Shqipëria do të jetë çliruar”, tha Lapaj.
Ai shtoi se “Ndaj unë këtu nga Rrësheni ju kërkoj me përulje bindin familjarët tuaj, krushqitë, bindini se nuk është më cështje tifozerie, por nevojë për ndryshim”.