Pasditen e sotme një aksident i katërfishtë ka ndodhur në zonën e Shkozetit, në Durrës. Katër makina janë përplasur dhe më pas shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin.
Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.