Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Gjirokastrës. Rama u shpreh se Shqipëria po ndryshon çdo ditë e më shumë. Ai theksoi se gratë janë mbështetja e Partisë Socialiste.
“Gratë janë mbështetja jonë. Shqipëria reale ndryshon çdo ditë e çdo ditë. Kjo Shqipëria është një Shqipëri, që sot është krejt tjetër. Shumëkush që ishte nisur për Greqi dhe as nuk e mendonte se do kthente sytë nga këto vende, të mendojë dhe të kthehet të investojë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se Shqipëria është kthyer sot në një vend të respektuar nga të gjithë.
“Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit. Nga Londra në Ankara, për Samitin e Europës Politike. E imagjinonin që të ndodhte kjo? Kush e ka imagjinuar ka qenë pak i çmendur, por jo çyryk”, tha ai.