Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha ka paguar një shumë të madhe për të sjellë La Civitan si këshilltar për zgjedhjet e 11 Majit.
“Kanë shkuar dhe kanë paguar lekët e dynjasë për atë “Latifin” (Cris La Civita), e keni dëgjuar kur i thonë magjistari. Latifi kishte kandidat në Amerikë, po këtu kë ka?
Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi.
Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë.
Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik”, tha Rama.