-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Do të shohim me 11 Maj, pushteti është i qytetarëve

Kryesoret

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjete sociale ka falenderuar demokratët e Korçës dhe Ilir Vrenozin.

Salianji shprehet se me 11 maj pushteti i vërtetë është i qytetarëve. Ai thotë se vala e ngritur në atë sallë, do rrezatojë gjatë në Korçë dhe në gjithë vendin.

“Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.”, shprehet Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit