Sportistja Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë për Kosovën në Europianin që po zhvillohet në Malin e Zi.
Ajo garoi në peshën deri në 52 kilogramë dhe fitoi sot titullin e tretë kampione Europe, pas atyre të fituar në vitin 2021 dhe 2024. Krasniqi ka fituar edhe dy medalje të argjendta dhe të bronzta.
Sportistja kosovare triumfoi në finale përballë italianes Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtarë, kampione bote në fuqi.