Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për nesër në orën 13:00, nëse Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të kalojnë për gjykim. Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Avokati Genc Gjokutaj në deklaratën për mediat u shpreh se kanë kërkuar kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes.
“Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.
Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel.
Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale.”, tha Gjokutaj.