-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Fier: Lubi Balluku me xhingla dhe mingla, harxhon 10 mijë euro në muaj për lavazhin e makinës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit. Berisha ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe shprehet se ajo harxhon 10 mijë euro në muaj për të larë makinën. Berisha tha se Balluku mashtron qytetarët e Fierit, teksa ju kërkon votën.

“Nuk do ndodhë kurrë që të zhduken 130 mln euro për djeg. Kjo lubi Balluku që keni këtu, paguan me taksat tuaja njësinë e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit. Lubia 5 vite nuk doli asnjë raport për asnjë zhvillim për djegësin e Tiranës. Ajo që u vjen me xhingla dhe mingla. Se paratë i merrte Rama. Paratë që merreshin shkonin në kontot e Ramës dhe Veliajt. Ju paguanit rrogat e njësisë mbikëqyrjes.

Nuk do ndodhë kurrë që kryeministri të udhëtojë me avion në dispozicion privat. Nuk do hapë kryeministri shishe 33 mijë euro në dreka dhe darka. Nuk e hap as perandori i Japonisë, as presidenti i SHBA, as kancelari i Gjermanisë. Nuk do ndodh kjo. Edhe po ta dhurojë njeri nuk e pranon. Kodi moral detyron zyrtarin të refuzojë një dhuratë të tillë.

Mendoni këtë lubinë që vjen e sillet këtu sikur të ishte badigardi i Ramës, për tiu mashtuar ju për vota. E dini që ajo për të lavazhin e makinës harxhon 10 mijë euro çdo muaj. Nuk kam dëgjuar kurrë, që të shpenzohen për lavazh mujor 10 mijë euro për BMË e saj. Për këta njerëz ju nuk ekzistoni.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit