-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Berat: Kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Berat. Rama u shpreh se në Partinë Socialiste janë 71 gra dhe vajza, ku në listën e mbyllur janë 52%. Kryeministri nënvizoi se vajzat dhe gratë janë një forcë transformuese për Shqipërinë.

“Edhe thoshte dikush sot ça bëhet kështu vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën. Kaq shumë sa jeni sot në këtë shesh për të dëshmuar jo thjesht mbështetje, por përkushtimin tuaj në këtë betejë historike, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Kjo është çështje transformimi që e kemi bërë të mundur së bashku. Jo thjesht raport gjinor, por transformimi i Shqipërisë me përfshirjen masive të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri, derisa në PS të kemi 50% gra dhe vajzave. Më e mirë mendoj do jetë sikur të kemi një më shumë se burra dhe djem. Ç’ndodh brenda nesh? Çfarë ne arrijmë në këtë familje politike reflektohet çfarë bëjmë në qeverisjen vendore. Kemi kthyer në ligje ato që në familjen tonë i kemi bërë rregull. Prandaj sot në parlament ka më shumë gra dhe vajza se sa kur morëm detyrën.

Gratë dhe vajzat i japin tonin dhe seriozitetin gjithë përpjekjes sonë. Me korrektesën dhe durimin e tyre. Jam krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit. Në listat e mbyllur kemi 52% gra dhe vajza.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit