Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Skrapar. Rama theksoi se më 11 maj duhet një votë e vendosur për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
“Më 11 maj, të gjitha ata që kanë një votë, do shkojnë në zgjedhje në një takim me historinë, Duhet të bëhemi sa më shumë, sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë krijimin e një fuqie edhe më të madhe vendimmarrëse, me qëllim që kjo mundësi që na është krijuar, dera që na është hapur me BE, ta shfrytëzojmë dhe të mbyllim negociata brenda 2027. Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE dhe të thajmë kënetën, që është bërë një pengesë e vazhdueshme e këtij vendi”, tha Rama.