Kryeministri Edi Rama në takimin me gratë dhe vajzat në Berat u shpreh se në Shqipërinë 2030, prodhimi i përgjithshëm do të jetë 33 miliardë euro.
Rama premtoi se do të dyfishojnë mbështetjet për nënat e fëmijëve me aftësi speciale. Gjithashtu kryeministri tha se do edhe bonusi i bebes do të transformohet, nga një çek në një mbështetje financiare të përmuajshme.
“Kur morën detyrën kishim një Shqipëri me prodhim të përgjithshëm më pak se 10 miliardë euro. Vitin 2024 e mbyllëm me 24 miliardë euro. Kemi të gjitha arsyet që në Shqipërinë e 2030 prodhimi e përgjithshëm do ta kemi 33 milardë euro. Kur morëm detyrën kishim një pagë mesatare në sektorin publik 370 euro dhe e mbyllëm vitin 2024, 1 mijë euro pagën mesatare. Të ardhurat për frymë që ishin 3 mijë euro e diçka më shumë sot janë 10400 euro.Bonusin e bebes do ta transformojmë. Nga një cek, në një mbështetje financiare të përmuajshme 2, 3 dhe 5 vjet, sipas numrit të fëmijëve.
Mbështetje me pagesën e sigurimeve për nënat kryefamiljare me 3 apo më shumë fëmijë, që mos humbin pensionin e tyre pse nuk shkojnë dot në punë se kanë fëmijë për të rritur. Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme.”, tha Rama.