-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do të hapim kombinatin e Poliçanit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Poliçan u ndal tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet. Rama u shpreh se një investim me rëndësi do të jetë edhe hapja e kombinatit të Poliçanit. Ai tha se e gjithë Europa është fokusuar tek industria ushtarake ku edhe në Shqipëri ka nisur ky proces.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne tanimë në mandatin e 4 kemi përcaktuar si pjesë të planit tonë edhe rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuaj jo vetëm me Beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjellë shumë më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më tepër edhe falë aksesit me rrugën e re.

Më vjen shumë mirë që kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributorë të industrisë ushtarake, dhe nuk e di sa ju ka informuar kryetari, por jemi duke punuar për rilindjen e industrisë ushtarake dhe kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate, pasi duam që ta rihapim kombinatin në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake dhe ne e kemi filluar tashmë këtë proces”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit