Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku ka reaguar pas tërmetit që goditi sot Turqinë. Taraku me anë të një postimi në InstaStory ka treguar se ajo është shëndosh e mirë.
Morena thotë se se ishte në spital me babain e saj dhe se u frikësua shumë për të.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”, shkroi Morena Taraku.