Donald Trump ka akuzuar Volodymyr Zelensky se ka dëmtuar negociatat e paqes për luftën në Ukrainë me “deklarata nxitëse”.
Presidenti ukrainas, Zelensky tha në një konferencë shtypi të martën se Kievi nuk do të njihte kontrollin rus të Krimesë.
“Nuk ka asgjë për të folur këtu. Kjo është kundër kushtetutës sonë,” tha Zelensky.
Në përgjigje, Trump tha: “Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat e paqes me Rusinë”, duke shtuar se do të zgjaste “fushën e vrasjes”.
“Janë deklarata nxitëse si ato të Zelenskyt që e bëjnë kaq të vështirë zgjidhjen e kësaj lufte”, tha Trump.