Sot në orën 13:30 do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon lirinë nga burgu. Gjithashtu kërkon informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme.
Seanca e 16 prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhej me një javë, për ditën e sotme.
Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.