Zv.kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka vënë në shënjestër propozimin e paqes të Donald Trump. Svyrydenko ka thënë se Ukraina është “gati për të negociuar, por jo për t’u dorëzuar”.
“Një armëpushim i plotë – në tokë, në ajër dhe në det – është hapi i parë i nevojshëm,” tha ajo.
“Nëse Rusia zgjedh një pauzë të kufizuar, Ukraina do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.”, shtoi Svyrydenko.
Sky News raporton se, duke zbërthyer specifikat, Svyrydenko këmbënguli se Ukraina “nuk do ta njihte kurrë” pushtimin e Krimesë – diçka që SHBA ka thënë se do ta bënte në propozimin e saj.
Një tjetër nga propozimet e Trump është ndalimi i Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, me Svyrydenko që deklaron se vendi do të kërkojë “garanci detyruese sigurie” si rezultat.