-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpëtoi atentatit në 2020, ekzekutohet një nga figurat kryesore të mafias në Greqi

Kryesoret

Mesditën e sotme në zonën e Halkandrit u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat kryesore të mafies greke.

Ai u qëllua me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore. Disa nga plumbat e goditën në fytyrë dhe si pasojë ai humbi jetën.

Policia në vendngjarje gjeti shumë gëzhoja plumbash dhe zbuloi një makinë të djegur në zonën e Patimës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe për t’u larguar.

Moschouris nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi kishte mbijetuar një atentat më parë në vitin 2020 në Voula. Ndërkohë policia greke po heton në lidhje me krimin, për të zbuluar motivin dhe autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit