Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Sarandë tha se për studentët do të hiqet mesatarja, si dhe do të ketë 200 euro bursa. Berisha u shpreh se për bizneset e mesme dhe të mëdha do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë.
“Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%.”, tha Berisha.









