-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Sarandë: Nga 2013 deri sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetën në qarkun e Sarandës. Berisha u shpreh se në Shqipëri janë dyfishuar çmimet e ushqimeve, si dhe shqiptarët janë më të vjedhurit e Europës.

“Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin.

Miq, nuk duhet të harrojmë një gjë. Ne që jetuan diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, ishte diktaturë e luftës së klasave dhe po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit.

Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju.

Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo?

Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën si asnjë qytetar tjetër në Europë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit