Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Belsh u bëri thirrje që të votojnë me 11 maj. Rama u shpreh se vota e votuesve të parë dhe të rinj do të ketë misionin historik atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri thekosi se me hyrjen në Bashkimin Evropian do të shtohen fondet dhe buxhetet.
“Keni mundësia të bëni kapërcimin nga Shqipëria gjeograf në Europë në Shqipërinë në BE.Dhe janë dy Shqipëri totalisht të ndryshme për jo, totalisht. Nuk jeni më thjesht qytetarë të Shqipërisë, nuk jemi në evropianë që nuk hyjni dot më BE. Ndërkohë që të tjerët, bashkëmoshatarët tuaj që janë në BE lëvizin, punojnë dhe jetojnë ku të duan. Me votën e 11 majit mund të marrë fuqinë që të bëhet e madhe sa BE. Dhe për të gjithë ne dhe ju, të jetë po aq e thjeshtë mundësia për të shkuar nga që cep i Europës në tjetrin.
Me hyrjen në BE ne na shtohen fondet dhe buxhetet. Është shumë e rëndësishëm dhe historike që votuesit e parë dhe votuesit e rinj të mobilizohen dhe ta kryejnë këtë detyrë që është detyra për të marrë pjesë, detyra për të qenë aktor dhe jo vetëm një spektator në procesin demokratik. Dhe ju duhet të votoni rëndësinë që ka pjesëmarrja, pse duhet ta bëni”, tha Rama.