Ditën e sotme rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska u vendosën para qendrës administrative të Qeverisë së këtij entiteti në Sarajevën Lindore, një ditë pasi u pengua hyrja e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në atë ndërtesë.
Protokolli i presidentit të RS-së parashikon që ai të marrë pjesë të enjten në mesditë në hapjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit në Sarajevën Lindore, dhe më pas do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e komunave Palle dhe Sokollac.
Policët e MPB-së së RS-së të mërkurën në mbrëmje ua ndaluan hyrjen pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative në Sarajevën Lindore, në kohën kur Dodiku po zhvillonte një takim me përfaqësues të Qytetit të Sarajevës Lindore.