-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nëse nuk kapet 2027 për negociatat, dera e integrimit mbyllet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Belsh u shpreh se vota me 11 maj është historike. Rama nënvizoi se nëse negociatat nuk kapen deri në 2027 atëherë do të mbyllen përgjithmonë. Kryeministri theksoi se duhet që të shfrytëzohet çdo munutë për negociatat dhe të arriohen deri në vitin 2027.

“Cfarë janë negociatat? Sepse nuk mund ta kuptoni dot duke parë televizor, apo portale. Sepse ca nuk iu del para syve. Negociatat me BE janë, mbi 250 mijë faqe, që duhen kaluar mes nesh dhe atyre. Janë shumë grupe që negociojnë për të gjitha llojet e temave. Dhe e gjitha kjo është një punë shumë e madhe. Duhet të dini se integrimi nuk është një cështje se sa do ti dhe sa gati je ti që të jesh aty. Ti mund ti biesh derës sa të duash dhe ajo të mos hapet, deri kur ata që janë brenda ta hapin. Dhe procesi i zgjerimit të BE, vendoset nga ata që janë brenda shtëpisë, ata duhet të bien të gjithë dakord, njëri të cohet të thotë JO, nuk hapet.

Dhe kjo është me faza, është hapur për herë të fundit për Kroacinë. Ndaj kush ju tregon përralla, nuk ju thotë të vërtetën. Sepse sot ne jemi në tavolinë, po negociojmë dhe kemi një kalendar për të mbyllur negociatat. Negociatat ndodhin me faza të ndryshme, por 3 vjet që një vend të hyjë në BE, është rasti i parë që na ndodh ne. Ne tani jemi te pragu dhe ata kanë hapur derën, por dera mund të mbyllet, nuk rri hapur gjithmonë. Është mbyllur për të tjerët.

Dera e hapur duhet shfrytëzuar si oportunitet historik. Pse lidhet kjo me 11 majin dhe pse e bëjmë vetëm ne? Nuk ka kohë, edhe sikur të tjerët të ishin të zot sa ne, që nuk janë dhe ky është fakt, edhe pse ne kemi të metat tona. Dhe kur ata të jenë në gjendje të na afrohen ne, unë s ‘do jem pjesë e kësaj bote, do duhen shumë vite. Boll lëvizja ndryshimi, do merrnin 6 muaj, nuk del koha nuk kapet 2027 dhe nëse nuk kapet 2027 dera mbyllet. Ndaj duhet të shfrytëzojmë cdo minut për negociatat.” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit