Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social e cilëson universitetin Harvard si një institucion të së majtës, anti-semetike. Trump thotë se Harvradi pranon studentë nga e gjithë bota që sipas tij duan të copëtojnë Amerikën.
Ai shprehet se Harvard është një kërcënim për demokracinë, pasi ka një avokat që e përfaqëson atë dhe se duhet të shkarkohet.
“Harvardi është një institucion antisemitik, i së majtës, si dhe shumë të tjerë, me studentë të pranuar nga e gjithë bota që duan të copëtojnë vendin tonë. Vendi është një rrëmujë, që lejon një grup të caktuar të çmendurish të hyjnë dhe të dalin nga klasa dhe të nxjerrin zemërim dhe urrejtje të rreme. Është vërtet e tmerrshme! Tani, që kur filluan regjistrimet tona, ata sillen sikur të ishin të gjithë “Byrekë me mollë amerikane”. Harvardi është një kërcënim për Demokracinë, me një avokat, që më përfaqëson, i cili duhet të detyrohet të japë dorëheqjen, menjëherë, ose të shkarkohet. Ai nuk është aq i mirë, gjithsesi, dhe shpresoj që kompania ime shumë e madhe dhe e bukur, e drejtuar tani nga djemtë e mi, ta heqë qafe sa më shpejt!”, shkruan Trump.