Mbrëmjen e sotme forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.
Fokusi janë persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.