-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, rrogat e infermierëve dhe mjekëve

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në njësinë 4 në Tiranë u ndal edhe tek shëndetësia dhe arsimi. Berisha tha se arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar, si dhe fondet janë vjedhur nga qeveria. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet do të dyfishohen rrogta për infermierët dhe mjekët.

“Minimum jetik 200 euro. Rroga jo më pak se 500 euro. Nuk do ketë rrogëë të ulët më. Pensionistët do kenë kartën e konsumatorit, ku do marrin gjërat bazë, ushqimet për të siguruar jetesën. Shqipëria do adaptojë pikë për pikë listë e ilaçeve të Italisë dhe do e rimbursojë atë 100%. Ne do implementojmë atë, për kujdesin ndaj shëndetit.

Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme, janë rrokullisur gjer në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, të sëmurët i merr sëmundja sepse s’kanë ilaçe për mjekim.

Një sistem ku mjekimi është gjysmak, ose ai që nuk duhet. E keni ndjekur dramën e tmerrshme në Onkologjik, nuk ndodh në asnjë vend të botës ajo. Rama deklaronte se atje po ndodhin krime kundër njerëzimit, në të vërtetë po, krim kundër njerëzimit është nëse nuk i jep ilaçin të sëmurit rëndë. Por Rama nuk mori asnjë masë që nga ajo kohë, sepse drejtori dhe ministri vjedhin fondet, hanë dardha dhe i vjedhin bashkë me kryeministrin.

Ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Në Shqipëri nuk do shitet ilaç tjetër përveç atyre në BE. Dhe nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e infermierëve dhe mjekëve, do ketë aparatura në çdo spital. Ne sot shpenzojmë nga xhepi 820 mln euro, trefishin e vendeve të rajonit apo Europës, e dini ju se çdo të thotë, se shqiptarët shpenzojnë 4 herë më shumë për ilaçe sesa për bukë’, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit