Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në degën numër 4 në Tiranë. Berisha u shpreh se me ardhjen e tyre në pushtet brenda 100 ditëve të para do të bëjnë ndryshimin dhe do të vendosin minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist. Ai theksoi se programi i Partisë Demokratike ka si synim shqiptarët nga fëmijët, pensionsitët.
“Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve. Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptarë, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë.
Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët. Ne në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu, do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë.”, tha Berisha.








