-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama premtim mësuesve në Shkodër: Pagën mesatare do ta çojmë në 1250 euro

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Rama u shpreh se kjo shkollë do të jetë një ndër më të bukurat në Shkodër. Ai nënvizoi se dëshiron që paga mesatare e mësuesve të shkojë deri në 1250 euro.

“Kemi 450 shkolla të reja se nuk janë si në Europë, po janë si shkollat e mira të Europës. Dhe pasdikutim shkolla Ismail Qemali në Shkodër do të jetë në një nga më të bukurat.

Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë. Deri më tani janë rreth 300, do të shkojnë në 900 në total. Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po investohet dhe po punohet për transformimin e tyre, qoftë tërësor, qoftë për infrastrukturën sportive, apo konviktet e shkollave profesionale.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë. Dua t’u them se as nuk diskutohet se përtej gjitha mureve që rindërtojmë, hapësirave që krijojmë apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri. Ju siguroj se pavarësisht faktit që kemi rritur në mënyrë të ndjeshme vëmendjen ndaj mësuesve, kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në aspektin e sigurisë së vendit të punës. Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuese të bëhet në mënyrë meritokratike dhe pavarësisht se i kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve. Jam vetëdijshëm që duhet më shumë dhe ambicia jonë është që paga në mesataren e vetë të shkojë në 1250 euro. Besoj se është plotësisht e arritshme me të gjitha mundësitë që na jep rritja e qëndrueshme ekonomike.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit