-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin

Kryesoret

Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit. Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë.

Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev.

Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.

Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri.

Ndërsa Tsivilev shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit. Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik. Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit