Shtyhet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Artan Gaçin. Seanca do të zhvillohet në 8 Maj. Por si nisi beteja? Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, organi i akuzës e ankimoi vendimin në Apelin e Posaçëm Anti-korrupsion.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.
Në ankimin që SPAK ka depozituar në shkallën e dytë të gjyqësorit, thotë se çështja e hetuar më herët nga prokuroria ka kaluar në filtrin e Gjykatës së Posaçme gjatë gjykimit të çështjes penale nr 189/2023 në seancë paraprake.
Në 28 shkurt, GJKKO urdhëroi SPAK të hetojë Artan Gaçin për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “pastrim parash” kryer në bashkëpunim dhe Xhaçkën për “shpërdorim detyre”.
Vendimi i gjykatës erdhi pas ankimit të bërë nga ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi të hetohej edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj lidhur me kallëzimin që ai më herët ka depozituar për Jorgo Goron, i cili mbahet në burg që prej marsit të vitit 2023.