Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht.
Makina ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e karburantit në anë të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i makinës, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.









