Sot PS nuk po zhvillon fushatë duke respektuar zinë kombëtare për Papa Françeskun, por kryeministri Rama nuk ka qëndruar pushim.
Ai ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat. Fokusi ka qenë te marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin.
Gjithashtu Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi.