Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi me anë të postimi në rrjetin social ka kërkuar që Arlind Papa, drejtori i Shërbimeve në bashkinë Vorë të heqë dorë nga kërcënimet ndaj diasporës.
Këlliçi shprehet se Prokuroria e Posaçme do duhet që të sekuestrojë telefonin e Arlind Papës, si dhe thotë që mbështetja e të afërmeve të tij nuk do ta shpëtojë atë.
Gjithashtu ai ka postuar edhe një denoncim nga një punonjës digjital i bashkisë Vorë, ku tregonte se Arlind Papa i kishte kërkuar diasporës që të hapte kamerat gjatë votimit.
“Thirrje publike për ty Arlind Papa, që të tërhiqesh nga kërcënimi që po i bën diasporës dhe ta kesh të qartë se nuk të shpëton dot as daja Gëzim dhe as kunati strategjik i dajës, ish kryetari i bashkisë Vorë Hekuran Brahimaj.
Prokuroria e Posaçme do duhet të sekuestrojë urgjentisht telefonin e këtij individi ose Task Forca e zgjedhjeve është thjeshtë një makiazh për narko qeverinë e Edi Ramës!
Më poshtë denoncimi i mbërritur nga punonjësi digital i Bashkisë Vorë:
Belind te informoj se Arlind Papa, drejtor i sherbimeve ne bashkin vore mer diasporen ne tel kujt i shkon zarfi e i thote hapni kameren kur votoni. Anonim te lutem”, shkruan Këlliçi.









