Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në qytetin e Pogradecit. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se në 100 ditët e para, çmimi i naftës do të jetë 40% më lirë.
Ai premtoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, shëndetësinë dhe arsimin. Gjithashtu tha se edhe do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe pensioni 500 euro.
“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha Berisha.