Ditën e sotme deri në orën 16:20 janë regjistruar 193 823 zarfe të marra nga zgjedhësit e diasporës, të cilët kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se “rreth 22% e zarfeve të dërguara tashmë janë kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”.
Ndërkohë votuesit deri në javën e parë të majit mund të plotësojnë dhe të dërgojnë fletët e votimit me postë. Ndërsa çdo votë që mbërrin pas 11 majit në orën 19:00 do të shpallet e pavlefshme.
Administrimi dhe numërimi i votave të diasporës po kryhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë përgatitur edhe fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit.