-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Selaniku: Marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike nga Selaniku deklaroi se viti 2025 do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare.

“Kam pritur me shumë kënaqësi t’ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë.

Kurse në Greqi, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufijshme.

Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore.

Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.

Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës.

Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit