Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka pezulluar nga detyra Nënkomisarin Prel Milani, i cili shërbente si specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat.
Ky vendim erdhi menjëherë pas publikimit në rrjetin social Facebook të një shkrimi me nota politike nga ana e oficerit të policisë, i cili më pas u shpërnda edhe nga një portal informativ.