Kreu i kolaicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në takimin me banorët në Kamëz ka kërkuar që të votojnë për ta. Lapaj ka thënë që në Kamëz është keqpërdorur politika dhe sipas tij duhet që ti ndëshkojnë me votë qeverinë.
Ai kërkoi që të bëjnë ndryshimin dhe u shpreh se ka ende shpresë dhe do tia dalin për ta ndryshuar Shqipërinë.
“Politikanët shkojnë nga qarku në qark dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referenduam. Ta shembim këtë sistem, të bëjmë njëherë e përfundimisht ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni punën e zgjedhjeve me shumë maturi.
12 maji do të ndajë historinë e Shqipërisë. Kamza është shembulli i keqshpërdorimit të politikës, ju lanë pa legalizime, pa trotuare, pa lulishte, pa shkolla, etj. Prandaj ndëshkojeni me votë.
Ju kërkoj ju me përulësinë më të madhe, bëni ndryshimin. Na mbështetni, ta çajmë sistemin. Ne nuk merremi me fyerjet e të tjerëve, por ama nuk do t’i lëmë të na shkelin. Ne nuk e dimë a do të bëjmë 71 mandate, por ama do të shohim sa u vlen lëkura me deputetët tanë. Forca bashkimi i madh, forca Kamza!”
Ky vend ka shpresë dhe e dimë që do t’ia dalim. Do të luftojmë pa kthim. Mirënjohje të pakufishme”, ka thënë Lapaj.